` . Qytetarët të zhgënjyer nga Marrëveshja e Ohrit (Video) - TV SHENJA

Qytetarët të zhgënjyer nga Marrëveshja e Ohrit (Video)

Marrëveshja e Ohrit edhe pas 16 viteve mban të dëshpëruar qytetarët shqiptarë në vend. Në anketë të TV SHENJA ata shprehen se janë të pakënaqur nga të arriturat e kësaj Marrëveshjeje. Ata vlerësojnë se për më shumë se një dekadë e gjysmë nuk është realizuar asgjë nga ajo që është pritur.

“Se vlerësojmë, kurgja s’kanç bo për Marrëveshjen e Ohrit, por tash e tutje ishalla bohet ma mirë. Kemi pritur shumë ma mirë krahu i luftës, kemi luftue si burra si trima nëpër male nëpër kodra, asgja su ka vlerësue deri tash”

“Zero, çka do të vlerësojmë, çka kena na të drejta kurgja, a është në zero? Kemi prit çka na duhet neve, çka e kemi ne, çka na takon jo çka duhet me na dhon, çka na takon. Ne jemi këtu dhe s’kemi gjë. Hiç mor s’kemi çka kemi, çka kemi ne a po”

“Unë kom lindur në Shkup, kom prit diçka amo s’prita kurrgja. Napër punë jo, ja dalmi ecmi, unë jam në punë ama i kam edhe tre djem e tre çika pa punë”

“Vallahi jo, shumë pak, shumë pak. O ka shumë dëshira, ka shumë dëshira amo shumë pak osht realizu”.

Disa nga qytetarët shprehen se as që duan të merren me çështje politike.

“As s’më intereson. Politika s’më intereson”

Qytetarët thonë se edhe pse janë të dëshpëruar, shpresojnë që pas zgjedhjeve lokale do të bëhet diçka më mirë.

“Është dështu. Tash në zgjedhje ishalla bohet ma mirë”

“Apel, mjerët ne shqiptarët që jetojmë ktu, mjerët ne çka të thom tjetër”

“Muslimani ka saherë shpresë se do bohet mirë, do të bohet mirë, ndohiher po ishalla pas 100 vjetve”.

Në 13 gusht të vitit 2001, Marrëveshja e Ohrit ndali konfliktin në Maqedoni. Palët nënshkruese u morën veshtë që realizimi i saj të bëhet deri në vitin 2005.

Mefail Ismaili /SHENJA/


Qytetarët të zhgënjyer nga Marrëveshja e Ohrit… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme