` . Qytetarët kthejnë tre milionë euro nga “TVSH-ja ime” - TV-SHENJA

Qytetarët kthejnë tre milionë euro nga “TVSH-ja ime”

Vetëm në tre mujorin e parë në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ tashmë janë regjistruar mbi 170.000 përdorues. Kjo masë kthen paratë tek qytetarët duke skanuar llogari skale ndërsa sipas përllogaritjeve në tre mujorin e parë, qytetarët tashmë kanë kthyer mbi tre milionë euro. Kthimi parave për muajin korrik, gusht dhe shtator do të paguhen në fund të muajit dhjetor së bashku me tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Nga LSDM thonë se kjo masë po jep efektet e saja duke kthyer para tek qytetarët dhe duke ndihmuar ekonominë. Pas pagesës në muajin dhjetor, çdo tre muaj do të paguhet pagesa e llogarive të skanuara.