` . Qualcomm Snapdragon 875 do të mundë të krijohet në procesin 5nm - TV-SHENJA

Qualcomm Snapdragon 875 do të mundë të krijohet në procesin 5nm

Pritet që Qualcommi më vonë gjatë këtij viti ta lansojë procesorin e ri Snapdragon 865, i cili do të jetë pjesë e telefonave premium në vitin 2020. Pas tij do të vijë Snapdragon 875, i cili do të jetë në modele për vitin 2021, sipas PlayfulDroid.

 Informacioni i fundit në lidhje me çipin Snapdragon 875 është se ai do të prodhohet në procesin e ri 5nm (përkundrejt çipit të ardhshëm Snapdragon 865 që është krijuar në procesin 7nm EUV dhe do ta ketë modemin e integruar 5G).

Snapdragon 875, nga ana tjetër, do të jetë një çip komplet 5G, i krijuar në procesin 5nm të kompanisë TSMC, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që priten 171.3 milionë transistorë për milimetër katror.

Çipat e Qualcommit Snapdragon 855 dhe Snapdragon 855+ janë tashmë shumë të shpejtë, ndërsa modelet e ardhshme do ta ngrisin këtë në një nivel të ri.