` . Qindra palestinezë të pranishëm në varrimin e tre të rinjve të vrarë në Gaza - TV-SHENJA

Qindra palestinezë të pranishëm në varrimin e tre të rinjve të vrarë në Gaza

Qindra palestinezë morën pjesë në namazin e xhenazës dhe varrosjen e tre të rinjve të cilët forcat izraelite i vranë në afërsi të gardhit kufitar në Gazën e bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA). Ushtria izraelite dje vrau Muhmut al-Welaidu (24), Muhammed al-Teramisi (26) dhe Muhammed Ebu Namus (27) të cilët sot u varrosën në varrezat në Beit Lahi.

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas akuzoi pushtetin dhe forcat e Izraelit se përdorin forcë të tepruar dhe kryejnë krime mbi popullin duarthatë palestinez.

Nga Hamasi dënuan edhe pasivitetin e bashkësisë ndërkombëtare kundër vuajtjeve dhe padrejtësive të palestinezëve në Gaza.