` . Qeveritarët premtojnë hetime për pretendimet për falsifikimet në BFI (Video) - TV-SHENJA

Qeveritarët premtojnë hetime për pretendimet për falsifikimet në BFI (Video)

Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, deklaroi se do të ketë hetim për të gjitha çështjet që po përmenden në opinion për BFI-në sa i përket dokumenteve të falsifikuara.  Ky hetim sipas saj do të tregoj se ndoshta këto ngjarje janë planifikuar nga dikush për shkaqe politike. Shekerinska më tej thotë se ata janë shumëtë kujdesshem që asnjëherë dhe në asnjë mënyrë të mos përzihen në marrëdhëniet e brendshme të bashkësive fetare, pasi këtë nuk e kanë bërë as ndaj ndonjë bashkësie tjetër fetare dhe as tani ndaj BFI-së.

Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministre

“Të gjitha gjetjet që po përmenden në opinion se bëhet fjalë për dokumente te falsifikuara, të gjithë do të jenë të hetuara. Kjo tregon se ne në asnjë mënyrë nuk e kemi sjellë situatën në atë pikë dhe as nuk kemi nga çka të frikësohemi dhe as të turpërohemi, çdokush në këtë shtet mund të marrë vetë vendim religjioz. Hetimi do të tregoj se ndoshta dikush nga shkaqe politike ka planifikuar që kjo të ndodh pikërisht tani. Unë për këtë as nuk dua dhe as nuk mundem të spekuloj”.

Për ndodhitë e BFI-së deklarohet sërish edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Ai përmes një komunikate  për media, thotë se pret ndërmarrje të aktiviteteve konkrete nga ekzekutivi, me çka do të mbrohet pavarsia e BFI-së.

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

“Incidenti me ndërhyrjen në Bashkësinë Fetare Islame, paraqet akt të turpshëm që kërcënon sekularitetin e vendit dhe autonominë e garantuar me kushtetutë të bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriutedhe nga Qeveria por edhe institucionet e tjera pres që të ndërmarrin aktivitete me të cilat do të mbrojnë pavarësinë e BFI-së”.

Ai më tej potencon se incidentet e tilla në mënyrë negative do të ndikojnë në marrëdhëniet stabile ndëretnike, që paraqesin fryt të mundit shumëvjeçar dhe sjelljes së kujdesshme. Emine Ismaili /SHENJA/