` . Qeveria zbardh keqpërdorime të pushtetit të kaluar - TV-SHENJA

Qeveria zbardh keqpërdorime të pushtetit të kaluar

Qeveria sot i zbardhi tri raste për furnizime, tenderë dhe marrëveshje të dakorduara nga pushteti i kaluar për të cilën ekzistojnë indikacione kryesore se me to i është shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp theksoi se është kërkuar hetim prej Ministrisë së Brendshme, si dhe fillim i procedurës para prokurorisë shtetërore.

Rasti i parë ka të bëjë për furnizimin e biletave të aeroplanëve nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Është përcaktuar se personat përgjegjës në SHPPP pas tenderit të publikuar për furnizimin e biletave të aeroplanëve kanë dorëzuar kërkesë për oferta vetëm në një operator dhe jo deri tek të gjithë që kanë qenë të obliguar me marrëveshjet kornizë. Në këtë rast Qeveria kërkon nga MPB të zbatojë hetim.

Rasti i dytë, sipas dokumenteve me të cilat disponojnë shërbimet e Qeverisë, ka të bëjë me furnizime të dyshimta në Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste nga kompania “Atrium” nga Vevçani. Në këtë rast ekzistojnë indikacione se janë shfrytëzuar çmime damping për mallra dhe shërbime për të cilat realisht është ditur se nuk do të furnizohen me qëllim që kjo kompani të renditet si më e mira në procedurën e tenderit. Kështu për përpunimin dhe vendosjen e dritareve prej metali dhe ndriçueseve kompania ka ofruar çmim prej 98 denarë për një metër katror, ndërsa çmimi tregtues i këtij shërbimi është 4.800 denarë. Në këtë rast Qeveria kërkoi nga MPB të hetojë se si kompania “Atrium” e ka ditur që më parë se cilat produkte dhe shërbime do të furnizohen.

Zëdhënësi Boshnjakovski kumtoi se gjithashtu kjo kompani në realitet ka kryer shërbime artizanale me çmime të cilat janë shumëfish më të larta se çmimet e tregut për shembull i ka marrë 20 mijë denarë në orë për zhvendosje nga banesat në të cilat nuk janë vendosur në mënyrë të drejtë dhe 16 mijë denarë për përpunimin dhe montazhin e vitrinës prej drurit pa qelq.

Rasti i tretë ka të bëjë me marrëveshjet për angazhimin e Aleksandar Nikovski, Xhorxh R. Peri dhe Jehshua Shuki Glajtman për bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nënshkrues i këtyre marrëveshjeve është shefi i atëhershëm i zyrës së Gruevskit, Martin Protugjer. Ekzistojnë indikacione se nënshkrimi i Protugjerit është në kundërshtim me nenin 6 të Vendimit për formimin e zyrës së kryetarit të Qeverisë.

Si shembull u theksua se këshilltari i Gruevskit, Aleksandar Nikovski, krahas kompensimit mujor prej 3.000 euro të cilin e ka marrë në baza të ndryshme ka marrë para prej Buxhetit me vlerë prej 217.490 euro. Kështu, Nikovski për bileta aeroplani i ka shpenzuar mbi 30.000 euro, për shërbime hotelierike 23.000 euro prej të cilave 5.400 denarë për një shishe ujë Ela, për verë 7.000 denarë… Për dhurata këshilltari Nikovski i ka dhënë 2.500 euro dhe për taksi dhe lloje të tjera të transportit 5.500 euro. Për këtë rast Qeveria ka dorëzuar kërkesë për mendim në Prokurorinë shtetërore.

Postime të Ngjajshme