` . Qeveria, me tre masa për rritjen ekonomike - TV-SHENJA

Qeveria, me tre masa për rritjen ekonomike

Qeveria planifikon të intervenojë përmes masave të ndryshme në tre fusha të rëndësishme që  të ndikojë në nxitjen e rritjes ekonomike, mbështetjen e kompanive dhe prodhimit vendor, si dhe mbështetjen e barabartë të kompanive vendore me ato të huaja. Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp të mbajtur nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në të cilin foli për 100 ditëshin e parë të Qeverisë. Angjushev paralajmëroi se gjatë ditëve në vazhdim do të publikohen edhe shifrat e mjeteve që Qeveria e kaluar ka shpenzuar në mbështetjen e investimeve të huaja si dhe shpenzimet që janë bërë për qëllime të ngjashme.

KOÇO ANGJUSHEV, ZV KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Sfera e parë në krijimin e atmosferës për ekonomi, krijimin e kornizës ligjore në të cilën në mënyrë inkluzive do të jenë të mbështetutra të gjitha subjektet ekonomike në shtet. Kjo është sfera e para ku Qeveria veçmë ka filluar të veprojë. Sfera e dytë ku Qeveria do të veprojë është infrastruktura dhe investimet kapitale dhe sfera e tretë si sferë e veçantë e investimeve kapitale është energjetika”

Përveç kësaj zëvendëskryeministri Angjushev paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të promovohet edhe një program i veçantë i Qeverisë që do të ketë për qëllim rritjen e industrisë.

KOÇO ANGJUSHEV, ZV KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Inkluziviteti nënkupton se do të mbështeten të gjitha kompanitë e tjera ekonomike në Maqedoni. Për këtë qëllim është përgaditur programa e Qeverisë së Maqedonisë për rritje industriale dhe rritje të konkurencës në Republikën e Maqedonisë e cila do të jetë target i Qeverisë në politikat ekonomike dhe e cila do të publikohet gjatë ditëve në vazhdim. Për herë të parë do të shpaloset, do të promovohet të mërkurën, ndërsa të enjten në konferencë për shtyp do të shpalosen detajet e planit”

Gjatë kësaj konference u publikuan edhe të dhëna statistikore nga sfera e energjetikës në të cilat Maqedonia rradhitet në fund të listës së vendeve të rajonit në vlerësimet për energjetikë dhe gazifikim. Nga Qeveria u zotuan se me politikat e reja në sferën e energjetikës do të mundohen të ngrisin notën nga 1.5 në 5. Arben Zeqiri /SHENJA/

Postime të Ngjajshme