` . Qeveria sjell vendim: Ditën e Bajramit ora policore fillon nga ora 11:00 - TV-SHENJA

Qeveria sjell vendim: Ditën e Bajramit ora policore fillon nga ora 11:00

Duke e ndjekur situatën epidemiologjike me Covid-19, si dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në seancën e sotme qeveritare u soll vendim për rritjen e restriksioneve në lëvizjen e qytetarëve gjatë kohës së festës së Bajramit që është të dielën.

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela 24 maj në ora 11:00, deri të martën 26 maj në ora 05:00”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Të shtunën, më 23 maj, ndalesa për lëvizje mbetet e njejtë sikur e ditëve të kaluara, nga ora 19:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.