` . Qeveria propozon masa kundër ndotjes së ajrit (Video) – TV-SHENJA

Qeveria propozon masa kundër ndotjes së ajrit (Video)

Qeveria propozon masa kundër ndotjes së ajrit, ndërkaq çdo ditë  e më shumë rritet niveli i ajrit të ndotur. Vetëm para pak dite, sasia e grimcave PM10 në kryeqytet arriti deri në 300 mikrogram. Kurse Ministria e Shëndetësisë  doli me propozimet e saja në rast se koncentrimi i ajrit kalon masën mbi 100 mikrogram në kub gjatë dy ditëve në vazhdim edhe atë, kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve në ambient të hapur sidomos tek fëmijët, tek të sëmurët kronik dhe tek personat që kanë pasur sulm në tru, si dhe përdorimi i ushqimit që përmban anti-oksidant.

I pyetur përse propozohen masa të cilat janë thënë disa herë dhe të njejtat nuk kanë sjellur rezultat pozitiv, ministri Venko Filipçe tha se problemi me ajrin e ndotur daton prej vitesh dhe se ajo që mund të bëjë kjo ministri është vetëm të japë sugjerime dhe propozime se si qytetarët të mbrohen.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë  

“Jemi të vetëdijshëm se ky është një problem që po zgjat me vite dhe jemi të vetëijshëm se për të pasur një efekt të vërtetë duhet të fillohet me punë dhe Qeveria po e bënë pikërisht këtë, e ka vendosur si prioritet. Si njëra ndër prioritetet është lufta kundër ajrit të ndotur dhe po propozohen disa masa se it ë fillohet të kenë ndikim këto masa”.

Ministri Filipçe bëri të ditur se janë në procedurë edhe të blerjes së 50.000 maskave mbrojtëse, për personat me sëmundje kronike dhe disa kategori të tjera të qytetarëve.

Në të njejtën vijë ishte edhe Dragan Gjorgjev nga Instituti për Shëndet Publik . Ai këmbëngulte se nuk ka masa të tjera që ata mund t’i propozojnë, në mënyrë që të përmirësohet situata me ajrin e ndotur.

Dragan Gjorgjev, Instituti për Shëndet Publik
“Nuk ka masa të tjera, pra përsëritja e masava është diçka që jo vetëm që është detyrë dhe nevojë, por çdo sezonë i ka pothuajse koncentimet e njejta të ajrit. Duke ndjekur faqet e internetit edhe ju vetë e dini se çdokund nëpër botë ku është ky problem, janë këto masa që propozohen nga Ministria e Shëndetësisë. Nga shëndetësia mos pritni më shumë”.

Nga VMRO-ja opozitare shprehen se ministri Filipçe, në vend të masave të cilët ai sot i ka prezantuar dhe që nuk do të kenë aspak ndikim në zvoglimin e ajrit të ndotur, të propozojë masa konkrete. VMRO-DPMNE kërkon që të mundësohet mbrojtje shëndetësore plotësisht falas për qytetarët e sidomos fëmijët e sëmurë kronik, për të cilët është konstatuar se shkak është ajri i ndotur, në vitin 2019 të fillohet ndërtimi i rrjetit sekondar të gasifikimit, paralelisht më atë primar, të bëhet kontroll i rregullt nga inspektorët kompetentë për ndezjen e oxhaqeve si dhe masa të ngjajshme që do të përmirojnë situatën ekzistuese. Emine Ismaili /SHENJA/