` . Qeveria nga sot nuk do të reklamohet në televizionet komerciale, portalet dhe radiot - TV-SHENJA

Qeveria nga sot nuk do të reklamohet në televizionet komerciale, portalet dhe radiot

Qeveria sot ka miratuar masën nga Plani 3-6-9 e cila ka të bëj me ndalimin e reklamave qeveritare në televizionet komerciale, mediat e shtypura, bilbordet dhe internet portalet. Nga ky vendim përjashtim bëjnë vetëm rrjetet sociale. Me vendimin e Qeverisë informacionet e nevojshme në formën e reklamave do të transmetohen deri tek qytetarët nëpërmjet servisit publik.
“Në përputhshmëri me këtë masë Qeveria e Maqedonisë ka sjell vendimin me të cilin urdhërohen të gjitha organet e administratës shtetërore, u tregohet gjitha institucioneve që nuk kanë status të organeve të administratës shtetërore i rekomandohet njësive të vetëqeverisjes lokale të ndalojnë të së emituari, gjegjësisht të reklamojnë fushata spote në hapësirë të paguar në radiodifuzerët komercial- televizione dhe radio, gazeta ditore dhe javore, bilborde, internet portale, me përjashtim të medieve sociale”, thuhet në njoftimin e pres qendrës së Qeverisë, transmeton SHENJA.

Postime të Ngjajshme