` . Qeveria ndan 1 milionë denarë shpërblen Besir Alilin - TV-SHENJA

Qeveria ndan 1 milionë denarë shpërblen Besir Alilin

Suksesi i mundësit Besir Alili në Kampionatin Europian vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e vendit sot ka sjellur vendim për të shpërblyer Alilin me 1 milionë denarë, ndërsa ka ndarë edhe 300 mijë denar për trajnerin e tij Sufijan Ismailin. Përveç Qeverisë, Agjencioni për Rini dhe Sport ndau ditën e djeshme 1 milionë denar shpërblim për suksesin e arritur, ndërsa Qyteti i Shkupit do të caktojë javëve në vijim një shumë financiare për Besirin dhe Klubin e Mundjes Liria. Kujtojmë që Besir Alili i solli vendit medaljen e artë nga Kampionati Europian për Kadetë në mundje që u zhvillua javën që lamë pas në Foenza të Italisë. /SHENJA/