` . Qeveria e Sllovenisë miraton “Mega ligjin e koronës”, kompanitë dhe qytetarët do të ndihmohen me tre miliardë euro - TV-SHENJA

Qeveria e Sllovenisë miraton “Mega ligjin e koronës”, kompanitë dhe qytetarët do të ndihmohen me tre miliardë euro

Qeveria e Sllovenisë pas dy ditëve mbledhje më në fund ka miratuar të ashtuquajturin  “Ligji i koronës” me të cilin qytetarët dhe kompanitë do të përfitojnë ndihmë direkte financiare prej tre miliardë euro, ka bërë të ditur korrespodenti i MIA-s nga Lubjana, transmeton SHENJA.

“Ligj të tillë
nuk është miratuar asnjëherë. Masat e ligjit të ri do të vlejnë pasi Kuvendi ta
konfirmoj. Me masat do t’i shpëtojmë njerëzit, ekonominë dhe jetët tona”, ka thënë
kryeministri Janez Jansha, duke e prezantuar ligjin.

Sipas
vendimit, të gjithë të vetëpunësuarit të cilët për shkak të epidemisë nuk mund
të kenë të ardhura do të marrin ndihmë prej 700 euro, ndërsa shteti do tua
paguaj kontributet.

Ndihmë shtesë
prej 150 euro do të marrin të gjithë studentët e rregullt në Slloveni.

Shtesë në rrogë
në vlerë prej 100 euro do të marrin familjet me tre fëmijë, ndërsa ata që kanë
më shumë do të marrin 200 euro në muaj.

Para shtetërore
do të përfitojnë edhe pensionist por kjo varet se sa e kanë pensionin.

Ata që marrin
pension deri në 500 euro do të përfitojnë 300 euron ndihmë, ata deri në 600, do
të përfitojnë 230 euro, ndërsa ata që kanë pension mbi 700 euro, do të marrin
130 euro ndihmë financiare.

Sa i përket
kompanive, në mënyrë që të ruhen vendet e punës, shteti e merr përsipër pagesën
e kontributeve për të gjithë të punësuarit, të cilët për shkak reduktimit të punës,
janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Ata që janë në
rrezik për shkak punës së tyre gjatë kohës së epidemisë do të marrin rrogë më të
madhe prej 10 për qind deri në 200 për qind.

Funksionarët e
emëruar nga Qeveria do të kenë shkurtim prej 30 për qind të pagës gjatë kohës së
pandemisë. /SHENJA/