` . Qeveria e Serbisë ka vendosur: Nuk ka nevojë për test gjatë hyrjes në shtet e as për izolim - TV-SHENJA

Qeveria e Serbisë ka vendosur: Nuk ka nevojë për test gjatë hyrjes në shtet e as për izolim

Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’i pranoj rekomandimet e Shtabit të krizës në luftën kundëer koronavirusit.
Prej nesër (22 maj) për hyrje në Serbi nuk do të duhet test negativ, e as leje e posaçme si për vendasit ashtu edhe për shtetasit e huaj. Po ashtu nuk ka nevojë për vetizolim pas hyrjes.
Gjithë personat që do të futen në Serbi do tu jepet një dokument i posaçëm në të cilën theksohet se virusi edhe më tej qarkullon në shtet dhe mënyrat preventive për tu mbrojtur nga ajo.