` . Qeveria e Maqedonisë së Veriut me kufizime të reja: Ora policore në vikend prej orës 16:00- 05:00 - TV-SHENJA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me kufizime të reja: Ora policore në vikend prej orës 16:00- 05:00

Qeveria e Maqedonisë së Veritu ka sjellë vendim që të kufizoj lëvizjen e qytetarëve nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Me qëllim mbrojtjen më të madhe të popullatës nga  shpërndarja e koronavirusit, Qeveria ka sjellë vendim për restrikcione shtesë të lëvizjes së qytetarëve gjatë vikendit. Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve ( e shtunë dhe e diel) nga ora 16:00 deri në orën 05:00. Mbeten në fuqi edhe të gjitha kufizimet tjera të miratuara më parë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, raporton SHENJA.