` . Qeveria e Greqisë propozon masa të reja të kursimit – TV SHENJA

Qeveria e Greqisë propozon masa të reja të kursimit

Qeveria e Greqisë ka dorëzuar në Parlament për miratim një pako të re të masave për kursim në kuadër të shqyrtimit të dytë të planit të konsolidimit financiar, raporton AA.

Ministria e Financave njoftoi se deputetëve u është dorëzuar propozimi qeveritar i cili parasheh ulje shtesë të pensionit, rritjes së tatimit dhe masa tjera të kursimit.

Duke theksuar se masat shtesë të kursimit janë të pashmangshme, nga Ministria e Financave e Greqisë njoftojnë se bëhet fjalë për ngritjen e debatit për krijimin e planeve afatmesme dhe afatgjate të pagesës së borxhit grek.

Propozimi prej 900 faqesh i tekstit që Qeveria u dorëzoi deputetëve duhej që Greqisë t’i sigurojë 4.37 miliardë euro shtesë para të kursyera, ndërsa Parlamenti mbi këtë do të prononcohet në seancën gjatë të enjtes.

Kufiri jotatimor i pagës do të duhet të ulet për 3.000 euro shtesë dhe në nivelin vjetor do të duhet të arrijë 5.681 euro. Masat e reja qeveritare të kursimit hasën në kundërshtimin e qytetarëve në Greqi, të cilët paralajmëruan se nga e mërkura do të fillojnë me protesta masive në Athinë dhe qytetet tjera.

Postime të Ngjajshme