` . Qeveria bullgare konfirmon anulimin e takimeve me Ivanovin, ja arsyetimi – TV-SHENJA

Qeveria bullgare konfirmon anulimin e takimeve me Ivanovin, ja arsyetimi

Qeveria bullgare ka konfirmuar se janë anuluar takimet e paralajmëruar të kryeministrit Bojko Borisov dhe ministres për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva, me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Nga shërbimi për informim i Qeverisë bullgare theksojnë se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO nuk duhet vihet në pikëpyetje.
“Nuk dëshirojmë të përzihemi në çështje të brendshme të shtetit fqinjë. Pozicioni jonë është principiel dhe i qartë ashtu edhe i bashkësisë ndërkombëtare. I qartë është qëndrimi i presidentit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Qeveria bullgare nuk e sheh të arsyeshme të shfrytëzohet për debat të brendshëm në Shkup. Për të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit fqinjë është kyqe integrimi në BE dhe NATO dhe ajo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, kanë thënë nga Qeveria bullgare. /SHENJA/