` . Qentë e policisë së Berlinit do të marrin pension të përjetshëm - TV-SHENJA

Qentë e policisë së Berlinit do të marrin pension të përjetshëm

Në të ardhmen, qentë e policisë në Gjermani do të marrin një pension të përjetshëm. Komiteti i Punëve të Brendshme i Berlinit kishte vendosur të hënën për të mbështetur financiarisht qentë e policisë dhe pronarët e tyre në të ardhmen edhe pas daljes në pension të qenëve, raporton ‘Berliner Morgenpost’.

Kjo do t’i mundësonte pronarit të qenit të policisë të mbulojë plotësisht shpenzimet siç janë: shpenzimet veterinare, sigurimet dhe ushqimi. Deri tani kujdestarët e qenit duhej t’i përballonin vetëm shpenzimet.

Që nga viti 2018, 85,000 euro do të vihen në dispozicion të fondit pensional të qenve të policisë.

Në Hamburg, qentë e spolicisë marrin pension më të lartë

Aktualisht, rreth 130 qen janë në shërbim të policisë së Berlinit. Ato përdoren, për shembull, për të kërkuar droga ose për të zbuluar shkelësit. Gjatë periudhës së shërbimit të tyre, e cila mesatarisht është rreth tetë vjet, mbajtësit (kujdestarët) e tyre marrin kompensime financiare për ushqim dhe nevoja tjera prej rreth 1400 euro në vit.

Qentë mund të blihen nga mbajtësit e tyre për një euro, por ata duhet t’i paguajnë vetë të gjitha shpenzimet për qenin. Ndërsa kjo tash kërkon një ndryshim.

Postime të Ngjajshme