` . Qëllohet me kallashnikov roja i selisë së PASOK në Athinë – TV-SHENJA

Qëllohet me kallashnikov roja i selisë së PASOK në Athinë

Një person ende i pa njohur ka hapur zjarr kundër forcave që ruanin godinën e partisë opozitare PASOK në rrugën “Harilao Trikupi” në lagjen “Eksarqia” të Athinës.

Sipas informacioneve të para, personi i armatosur ka qëlluar tre herë me një armë automatike kallashnikov,duke plagosur një polic,i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Mjekët thanë se i plagosuri ka dy shenja plumbash, për fat nuk i rrezikohet jeta.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kërkojnë nëpër rrugicat e “Eksarkias” personin e armatosur.

Policia e ka cilësuar sulmin si një akt terrorist. Dyshohet se atentatorët janë anëtarë ende të pa arrestuar të ndonjë organizate terroriste vendase.

Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së qytetarit deklaroi se tashme asnjë organizatë terroriste nuk është aktive, mbas arrestimit të terroristes Pola Rupa dhe një bashkëpunëtoreje të saj. /tch/