` . Putini nuk mendon se protestat në Moskë janë kuptimplotë - TV-SHENJA

Putini nuk mendon se protestat në Moskë janë kuptimplotë

Kremlini është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke ndjekur protestat e opozitës në Moskë, por nuk beson se ata janë mjaft kuptimplote, transmeton AA.

Duke dhënë komentet e para zyrtare të Kremlinit për protestat e opozitës në Moskë, Dmitry Peskov, tha se Putin nuk ka folur në lidhje me demonstratat për shkak se ai nuk mendon se ka ndonjë gjë “të veçantë” rreth tyre.

Peskov hodhi poshtë sugjerimet se protestat e kanë zhytur Kremlinin në një krizë politike dhe mbrojti reagimin e policisë në tre fundjava të protestave si “proporcionale”. Ai gjithashtu tha se policia po shqyrton raportet e dhunës kundër protestuesve paqësorë.

Moska është përfshirë nga protestat e opozitës përgjatë tre fundjavave me radhë.