` . Punëtorëve u bëhet presion që të marrin pjesë në tubimin e Trumpit - TV-SHENJA

Punëtorëve u bëhet presion që të marrin pjesë në tubimin e Trumpit

Punëtorët në fabrikën e petrokimisë në Pensilvania, ku foli presidenti Donald Trump të marten ishin vënë para alterantivave: të merrnin pjesë në tubim, të paguheshin jashtë orarit ose të mos merrnin asnjë pagesë për ditën.

Të paktën disa nga punëtorët që morën pjesë në fjalim u udhëzuan të mos protestojnë kundër presidentit, i cili u tha turmës së punëtorëve në fabrikën Royal Dutch Shell se ai do të nxiste udhëheqësit e tyre të sindikatës që të mbështesin rizgjedhjen e tij.

Udhëzimet për punëtorët erdhën në një memorandum, një kopje e së cilës u mor nga Polo Sandoval i CNN-së nga një burim i kongresit.

“Pjesëmarrja juaj nuk është e detyrueshme. Kjo do të konsiderohet një mungesë e shfajësuar. Sidoqoftë, ata që nuk janë pjesëmarrës nuk do të marrin pagë jashtë orarit të premten”, theksohet në pjesë të memorandumit.

Zëdhënësi i Shell, Curtis Smith konfirmoi se punëtorët u thanë se do të humbisnin edhe disa pagesa jashtë orarit, nëse e kalonin ngjarjen. Shell tha që nuk e shkruajti memorandumin.

Gazeta Pittsburgh Post, e cila fillimisht raportoi për memorandumin dhe ultimatumin tek punëtorët, raportoi se një kontraktues u dërgonte informacionet punëtorëve bazuar në një memorandum që Shell u dërgoi punëtorëve të sindikatës. “U kuptua që disa do të zgjidhnin të mos merrnin pjesë në vizitat presidenciale dhe atyre iu dha mundësia që të marrin kohën e paguar (PTO) në vend. Si për çdo javë pune, nëse dikush zgjedh të marrë PTO, ata nuk kanë të drejtë të marrin maksimumin jashtë orarit”, tha Smith, zëdhënës i Shell-it.