` . Punëtorët e Facebook-ut kishin qasje në fjalëkalimet e milionave përdoruesve - TV-SHENJA

Punëtorët e Facebook-ut kishin qasje në fjalëkalimet e milionave përdoruesve

Facebook ka thënë të ënjtën se ka zgjidhur anomalinë që ekspozoi fjalëkalimet e miliona përdoruesve për të ruajtur një format të lexueshëm brenda sistemeve të saj të brendshme për punonjësit e saj.

Fjalëkalimet ishin të qasshme për 20 mijë punonjës të Facebook-ut dhe datojnë më herët se viti 2012, e që fillimisht u raportuan në blogun e sigurisë kibernetike, KrebsOnSecurity, thuhet në raport.

“Këto fjalëkalime nuk ishin kurrë të dukshme për njerëzit jashtë Facebook-ut dhe ne nuk kemi gjetur të dhëna nëse dikush ka abuzuar apo ka pasur qasje në to”, thotë kompania.

KrebsOnSecurity duke cituar një punëtor të lartë të Facebook-it, tha se një hetim i brendshëm i cili është bërë nga kompania tregon se deri tani 200 deri në 600 milionë përdorues të Facebook-ut mund të kenë pasur fjalëkalimet e llogarisë së tyre të ruajtura në një tekst të thjeshtë.

Facebook thotë se dyshimet ishin zbuluar në janar, pas kontrollit rutinë të sigurisë. Shumica e të prekurve ishin përdorues të Facebook Lite, një version i aplikacionit të medieve sociale që kryesisht përdoret nga njerëzit në rajonet me lidhje më të dobët, shkruan New York Post, transmeton Koha.net.

Rrjeti social po shqyrton gjithashtu shkaqet e një serie të dështimeve të sigurisë, në të cilat punonjësit ndërtuan aplikacione që regjistroheshin të dhënat e fjalëkalimeve të pakoduara për përdoruesit e Facebook-it, thuhet në raport.

“Ne vlerësojmë se do të njoftojmë qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra milionë përdorues të tjerë të Facebook-ut dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram-it”, tha kompania.