` . Publikimi i bisedës për planin rus për ndarjen e vendit – Reagon Haradinaj - TV-SHENJA

Publikimi i bisedës për planin rus për ndarjen e vendit – Reagon Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev se ende është në tavolinë ideja për shkëmbim me territore e se e njëjta ka prapa Rusinë e Turqinë.Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se askush nuk do të ndajë Kosovën.“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.