` . PSP: Janeva është në pushim mjekësor - TV-SHENJA

PSP: Janeva është në pushim mjekësor

Prej momentit të arrestimit të Boki13 dhe Kiçeec nën dyshime për shantazh të biznesmenëve, prokurorja speciale Katica Janeva që dyshohej se lidhet me aktivitetet e tyre, është zhdukur. Pasi Janeva kishte deponuar dorëheqjen ka marrë edhe pushim mjekësor, pavarësisht se ende zyrtarisht është në krye të PSP-së. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Janeva edhe pse ka nisur pushimin mjekësor prej datës 16 korrik, kur edhe u përhap skandali me shantazhin, tek sot i ka informuar me shkrim për këtë vendim.