` . PSG nis ofensivën për Neymar-in - TV-SHENJA

PSG nis ofensivën për Neymar-in

Paris Saint Germain ne sulm per Neymar. Klubi i Al Khelaifit doli hapur ne pretendimet e tij gjate deklarates se trajenrit Unai Emery. Ne nje interviste Emery konfirmoi interesin per Neymar:

“Nese duam te matemi me Bayernin, Barcelonen apo Realin e Madritit dhe te fitojme Champions League duhet me patjeter te kemi ne grupin tone nje prej 5 lojtareve me te mire te botes. Objektivat jane: Neymar, Mbappe dhe Sanchez. Do te tentojme te blejme nje prej tyre gjate kesaj merkatoje”.

Me pas diskutimi duket se u ndal pikerisht tek sulmuesi brazilian:

“Neymar eshte permiresuar edhe me shume, ndaj padiskutim qe klasifikohet ne “Top 5″ me te mire te botes. Keshtu qe natyrshem si skuadra ashtu dhe tifozet do te ishin te lumtur te kishin ne mesin e tyre nje yll si ai”

Emery thekson se per skuadran qe drejton eshte thelbesore qe te kete sherbimet e nje futbollisti, loja e te cilit te konvertohet ne celesin e sulmit te tyre. Gjithsesi, kontrata aktuale e Neymar, te cilen e rinovoi vitin e shkuar duke firmosur qendrimin deri ne vitin 2021, e ka te shkruar te zeze mbi te bardhe klauzolen e 220 milion Eurove. Shifer kjo qe deri 12 muaj me pare dukej gati e paarritshme per cilindo klub qe interesohej per te, por tashme jo me! Deshira e Neymar per t’u larguar dhe predispozita e Al Khelaifit per te paguar kete shume mund te bejne qe marreveshja te realizohet pa miratimin e Barcelones. Jo me larg se diten e enjte Presidenti Bartomeu theksoi faktin se Neymar nuk eshte ne shitje dhe per te shkurajuar cdo lloj propozimi apo levizjeje ne kete drejtim i beri apel edhe Fair Playt financiar:

“Klauzola te tilla nese nje klub vendos t’i respektoje jane kryesisht te pamundura per t’u aktivizuar, vetem nese klube te tjera shfaqen shperfillese ndaj rregullave te fair play financiar ato mund te behen aktive. “

Thene ndryshe Barcelona nuk eshte e gatshme te lejoje largimin e Nyemar dhe ne rast ngulmimi Parisienet mund te kerkojne nderhyrjen e UEFA-s. Pra klima mes dy klubeve nuk duket te jete aspak miqesore. Sipas disa opinioneve, manovra e Al Khelaifit mund te jete nje fare hakmarrjeje per joshjen konstante qe Barcelona po i ben Verrattit, megjithe kundershtimin e klubit nga Parisi.

Ne rast se do te benim nje analize te shkurter te situates aktuale te Neymar tek Barcelona, nuk mund te mohohet fakti se ai tashme ka fillur te ndjeje presionin e ikones se perjetshme te blaugranave, Messit. Kjo mund ta beje Neymar qe edhe pse vetem 25 vjecar dhe ka fituar c’do trofe me kete ekip, te kerkoje te sfidoje dhe provoje veten si njeriun simbol te nje klubi ambicioz, qe per me teper eshte i gatshem te ofroje cfaredo lloj shifre marramendese per te. Ne kete skenar, me peshe do te jete pikerisht vendimi i sulmuesit qe sipas disa burimeve u ka komunikuar tashme shokeve te skuadres ne Kombetaren Braziliane deshiren per t’u transferuar ne kryeqytetin francez. Ndaj mbetet ende per t’u pare por Parisienet duket se jane prane arritjes se asaj qe do te perkthehej ne operacionin me te bujshem te kesaj merkatoje. /SuperSport/

Postime të Ngjajshme