` . PSG-ja mund t'ia marrë tre yje Real Madridit - TV-SHENJA

PSG-ja mund t’ia marrë tre yje Real Madridit

Duket se skuadra e Real Madridit do t’i humb tre lojtarët kryesor. Paris Saint-Germain po përgatitet për transferime të mëdha në verë, teksa synon tre lojtarë të Realit.

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, kampionet e Ligue 1 janë të interesuar për shërbimet e Gareth Bale, Toni Kroos dhe Iscos.

Thuhet se oferta e PSG për treshen në fjalë do të jetë rreth 180 milionë funte, përcjell lajmi. Zidane i ka thënë personalisht Balet se nuk është më në planet e tij, andaj transferi i tij duke i realizueshëm.

Një tjetër arsye për të shitur treshen në fjalë, Los Blancos i sheh paratë që do përfitonin nga ky pazar. Me planet për të transferuar Eden Hazard dhe Paul Pogba, Realit i duhet stabilitet financiar.