` . PSG-ja kërkon para dhe Viniciusin për Neymarin - TV-SHENJA

PSG-ja kërkon para dhe Viniciusin për Neymarin

Telenovela rreth së ardhmes së yllit brazilian, Neymar po vazhdon tash e sa javë dhe duket se kjo do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Mediumet franceze dhe spanjolle, sulmuesin e dërgojnë herë te Real Madridi e herë te ish-skuadra, Barcelona.
Së fundi, “AS” bazuar në burimet e afërta me klubin francez, PSG-ja ia ka ofruar futbollistin skuadrën madrlilene, por ka pasur dy kërkesa prej Los Blancos.
Sipas tyre, Leonardo ka kërkuar një shumë të majme të parave si dhe shërbimet e sulmuesit anësor, Vinicius Junior.

Leonardo do të dëshironte ta kishte Viniciusin në ekip sepse e sheh si “anti-Neymar” jashtë fushës, si lojtar me potencial të madh dhe sjellje të shkëlqyeshme.Por, një gjë të tillë e kanë refuzuar mbretërit dhe se po ofrojnë alternativa të tjera për sjelljen e lojtarit të kampionit të Ligue 1.

Ndryshe, saga e së ardhmes së 27-vjeçarit pritet të merr zgjidhje deri më 2 shtator, kur do të përfundojë edhe afati kalimtar i verës. /Telegrafi/