` . Pse duhet t’i besojnë votuesit Visar Ganiut, çfarë e dallon atë nga shokët e tij? Pesë pyetje që presin përgjigje (VIDEO) – TV-SHENJA

Pse duhet t’i besojnë votuesit Visar Ganiut, çfarë e dallon atë nga shokët e tij? Pesë pyetje që presin përgjigje (VIDEO)

Edhe Visar Ganiu nuk u paraqit në studion e emisionit “Studio e hapur” në TV SHENJA, megjithatë edhe atij ju parashtruan 5 pyetjet, sikurse çdo kandidati tjetër të BDI-së.

Ja Pyetje për kandidatin e BDI-së në Çair, Visar Ganiu:

  1. Pararendësi juaj premtoi gazifikimin e çdo shtëpie dhe çdo biznesi. Nuk u bë! Pse t’ju besojnë tani juve?
  2. Premtuat rindërtimin e tregut të Bit Pazarit. Ja se si duket edhe pas 12 vjetëve që BDI menaxhon me Komunën e Çairit. Pse?
  3. E këtyre lagjeve të përmbytura, çfarë premtimi do t’u kishit dhënë?
  4. Duke qenë se krerët e BDI-së vazhdimisht thonë se janë “parti e luftës” si po ju duket vetja kur po i bashkëdyzoni forcat me LSDM-në kundër partive tjera shqiptare?
  5. Çairi plot 12 vjet gjendet në një kaos në trafik. Pse duhet tani dikush sërish t’ju besojë se ju do ta zgjidhni këtë problem?