` . Protugjer, Mijallkov, Jankievski dëshmitarët e LSDM-së në Komisionin Anketues – TV-SHENJA

Protugjer, Mijallkov, Jankievski dëshmitarët e LSDM-së në Komisionin Anketues

Sasho Mijallkov, Mile Janakievski dhe Martin Protugjer do të jenë dëshmitarët që LSDM do t’i thërras në Komisionin Anketues për skandalin e përgjimeve, u tha në seancën e sotme të Komisionit Anketues, në të cilin partitë do të duhet të propozojnë dëshmitarë ose ekspertë në procedurën për zbardhjen e rastit. Në seancën do të duhet të miratohet edhe plani për punë.

Më parë, Antoni Milloshoski tha se Nikolla Gruevski, Zoran Stavreski dhe Gordana Jankullovska do të jenë dëshmitarë të VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/