` . Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në bashki – TV-SHENJA

Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në bashki

Është tensionuar situata në protestën e banorëve të Astirit në Bashkinë e Tiranës.

Disa protestues janë munduar të hyjnë me forcë në institucion, por policia i ka ndaluar që të shqyejnë derën.

Me thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ata janë konfrontuar me policinë./tch