` . Protestuesit e "bllokojnë" Vuçiqin derisa ishte i ftuar në televizionin shtetëror (Video) - TV-SHENJA

Protestuesit e “bllokojnë” Vuçiqin derisa ishte i ftuar në televizionin shtetëror (Video)

Përkrahësit e opozitës u mblodhën jashtë ndërtesës së Radio Televizionit Publik të Serbisë për të bllokuar hyrjet në mënyrë që t’ia ndalojnë hyrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq që ishte i ftuar në një emision.

Bosko Obradoviq, udhëheqësi i partisë opozitare Dveri, iu ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen para RTS-së gjatë gjithë ditës përmes Twitter, njofton Klan Kosova.

Megjithatë , pak pasi kishte arritur Vuçiq bër një njoftim përmes Instagramit.

“Mbërriti në RTS. Faleminderit të gjithë njerëzve për mbështetjen. Përgatitjet e fundit para emisionit”, ka shkruar ai.

Po kjo nuk kaloi pa incident.

Pas përfundimit të intervistës dy burra u përpoqën që të thyenin sigurinë e presidentit me një veturë Mercedes duke depërtuar kordonin në rrugë që shërbente për kujdestarinë e tij.

Dy personat më pas u arrestuan nga policia.

Videot mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm.

http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/3726616/deo-opozicije-najavio-veceras-blokadu-ulaza-u-rts.html