` . “Protestoj”: Protestat do të vazhdojnë në këtë formë - TV-SHENJA

“Protestoj”: Protestat do të vazhdojnë në këtë formë

Protesta në këtë formë si po zhvillohet do të arrijë efektin e saj. Kështu vlerësojnë përfaqësues të Lëvizjes “Protestoj”, të cilët thonë se nuk ka nevojë radikalizimi por ka nevojë masovizimi. Marijan Zabërçanes nga kjo lëvizje, thekson se protesta është vullnet i qytetarëve dhe se aktivitetet e saj nuk parashikohen.

“Këto protesta nuk janë të qeta, pasi kur nuk ka drejtësi nuk ka as qetësi, megjithatë, mbi gjitha janë jo të dhunshme. Protesta e mbrëmshme tregoi të vërtetën, qëndrim në vend të frikës. Mbrëmë pavarësisht kushteve atmosferike, mijëra qytetarë ishin në rrugë, jo vetëm në Shkup por në shumë qytete. Sot do të ketë protestë në Tetovë nëse nuk gabohem. Kjo vërteton se tendenca për frikë asnjëherë nuk do ta ndalojë qëndrimin e njohur tashmë”, ka deklaruar Marijan Zabërçanev nga Lëvizja “Protestoj”.

Zabërçanes  shton se qytetarët do të fitojnë. Çdo ditë ora gjashtë është termini më i mirë, potencon ai. Sipas tij, për këtë kanë vendosur qytetarët dhe në rast ndërrimi të orës, do të ulet numri i protestuesve.

“Çdo ditë ora gjashtë është rezultat i kërkesës së protestuesve që të mbahen në atë orar, pasi ata vlerësojnë se në orar pune, numër shumë më i vogël do të dilte në protestë. Për këtë shkak, qytetarët vetë e kanë emëruar dhe thirrur parullën “Çdo ditë në gjashtë”, ka shtuar ai.

Sipas vlerësimeve në opinion, me ngjyra dhe fishkëllima është i pamundur efekti i protestave. Megjithatë, Lëvizja “Protestoj”, konsideron se se pikërisht kjo formë ka ndikuar që në protestë të dalin edhe qytetet tjera.

Adrian Kerimi /SHENJA/

“Protestoj”: Protestat do të vazhdojnë në këtë… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme