` . Protestë kundër Trumpit në Amsterdam - TV-SHENJA

Protestë kundër Trumpit në Amsterdam

Në kryeqytetin holandez, Amsterdam, është mbajtur një protestë ku demonstruesit shprehën pakënaqësi për deklaratat e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në lidhje me trazirat raciste gjatë fundjavës në Charlottesville, raporton AA.

Protesta u organizua nga lëvizja jo-qeveritare e quajtur Veprimi Antifashist (AFA) dhe protestuesit u mblodhën në sheshin e Amsterdamit Spui.

Ata dënuan tubimet raciste në SHBA, por edhe në mbarë botën, kurse gjatë protestës kanë mbajtur parulla si “Racizmi është marrëzi”, “Luftoni kundër fashizmit”, “Solidariteti antifashist në mbarë botën”.

Protestuesit gjithashtu akuzuan Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe disa politikanë holandezë se mbështesin racistët.

Pas trazirave në Charlottesville të Virxhinias në SHBA, ku një person u vra dhe disa të tjere4 u plagosën, Trump hezitoi të dënonte grupet ekstremiste, duke shkaktuar paqartësi dhe kritika të shumta në opinionin amerikan. Trump tha se të dy palët duhet të fajësohen për dhunën dhe trazirat në rrugët e Virxhinias.

Postime të Ngjajshme