` . Protestë me këpucë para Parlamentit (Foto) - TV-SHENJA

Protestë me këpucë para Parlamentit (Foto)

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi si pasojë e keqqeverisjes, sipas opozitës.

Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar./ Top Channel