` . Zaev e Thaçi nuk prononcohen pas takimit në Qeveri – TV SHENJA

Zaev e Thaçi nuk prononcohen pas takimit në Qeveri

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev. Takimi është zhvilluar në hapësirat e Qeverisë. Pas përfundimit të takimit, është prononcuar lideri i PDSH-së, i cili nuk ka dhënë detaje për atë se çfarë është biseduar, por ka thënë se më shumë informata do të jepen në një komunikatë të përbashkët.

Ky takim është i pari pas përplasjeve dhe akuzave që kanë pasur në adresë të njëri tjetrit dy liderët partiak. Zaev gjatë publikimit të bisedave të përgjuara akuzoi Thaçin se është bashkëpunëtor i Gruevskit dhe Mijallkovit, ndërsa edhe Thaçi pati lëshuar po ashtu një sërë akuzazh në adresë të Zaevit, atëherë lider i opozitës maqedonase. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme