` . Propozim buxheti për vitin 2017 dorëzohet në Qeveri – TV SHENJA

Propozim buxheti për vitin 2017 dorëzohet në Qeveri

Propozim buxheti për vitin 2017 është dorëzuar deri tek Qeveria e Maqedonisë dhe pritet që gjatë ditës së sotshme ose nesër Qeveria të mbajë seancë në të cilën do të diskutoj për miratimin final të saj dhe më pas të njejtën ta kthej në procedurë kuvendore, raporton SHENJA.

Ministri i Financave, Kirill Minovski, tha se ministria që drejton ai dhe Qeveria kanë për obligim të dorëzojnë propozim deri tek Kuvendi e më pas është detyrë e deputetëve nëse do ta votojnë apo jo. Ai tha se sjellja e buxhetit për vitin e ardhshëm është rekomandim I institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev tha se sikurse deri tani akti i miratimit të propozim buxhetit do të jetë transparent dhe se ministri I financave do të arsyetoj prioritetet dhe konstruksioninqë e propozon për vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër për opozitën sjellja e buxhetit që në shtator, pa votim të rishikimit për këtë vit është një lëvizje jo reale. Zëvendësministri plotësues Kire Naumov ka thënë se insistimi I Qeverisë që të miratohet buxheti i ri para shpërbërjes së Kuvendit paraqet edhe një dhunë të re politiko-financiare. Sipas tij, buxheti i ri duhet të miratohet në fillim të vitit të ri pas mbarimit të zgjedhjeve, nga partia e cila do të jetë fituese në zgjedhjet e dhjetorit.

Enis Murtezi /SHENJA/


Propozim buxheti për vitin 2017 dorëzohet në… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme