` . Promovohet libri “Bazat e diplomacisë” - TV-SHENJA

Promovohet libri “Bazat e diplomacisë”

Ambasadori slloven në Shkup, Milam Jazbec, sot në Universitetit e Europës Juglindore në Shkup, ka bërë promovimin e librit të tij “Bazat e diplomacë”, në gjuhën shqipe. Në këtë libër, autori trajton tema të ndrshme rreth diplomacisë, duke filluar nga evolucioni i diplomacisëm, diplomacia politike ushtarake, mbrojtëse si dhe shumë tema të tjera rreth kësaj fushe. Gjithashtu, një theks të veçant në libër autori Milan Jazbec i ka kushtuar edhe diplomacisë dhe globalizmit.

“Unë jam i kënaqur që libri ka dal në botimin e tretë në gjuhën shqipe. Pikat më të rëndësishme të përmbajtjes janë globalizmi dhe diplomacia, pastaj diplomacia si organizatë diplomatike dhe me theks të veçantë në diplomacinë në kulturë, sport dhe jetën publike. Njëkohësisht në këtë libër ka eksperimente të ndryshme, diplomacia dhe letësrisë socialogjia dhe diplomacia”.

Ylber Sela, recenzent, tha se deri më sot janë publikuar dhe janë përkthyer shumë libra mbi bazat e diplomacisë, por ky libër është  i veçantë për arsye se edhe autori është i veçantë me përvojën e tij, me përkushtimin e tij dhe me karrierën e tij universitare.

“Është një libër i kuptueshëm, është i shkruar me një shkrim të themi të thjeshtë të qartë dhe besoj që secili që do ta ketë në dorë, do ta ketë shumë të qartë, do ta kuptoj më së miri se çfarë ëshë diplomacia dhe si vepron ajo”.

Autori i këtij libri, aktualisht është ambasador i Sllovenisë në Shkup, ndërsa më herët ka shërbyer si ambasador në Turqi, duke qenë njëkohësisht ambasador jorezident i akredituar në Azerbajxhan, Irak, Iran, Liban dhe Siri. Ndërkaq, ai është autor, bashkatutor, redaktor dhe bashkë-redaktor i më shumë se tridhjetë e shtatë librave. /SHENJA/

 

Postime të Ngjajshme