` . Prokurorja Veljanovskit: A ju kujtohet kur i hoqët me forcë gazetarët dhe deputetët - TV-SHENJA

Prokurorja Veljanovskit: A ju kujtohet kur i hoqët me forcë gazetarët dhe deputetët

Prokurorja Villma Ruskoska e pyeti Trajko Veljanovskin nëse kur thoshte se ka parandjenja se do të ndodhë incident, i referohej përvojës së tij kur i kishte dëbuar me forcë deputetët dhe gazetarët më 24 dhjetor, ose të premten e zezë, shkruan SHENJA.

“Nuk mendoja për 24 dhjetorin pasi atëherë më sulmuan mua, ma sulmuan postin, më dëbuan nga foltorja, ma shkatërruan sistemin e foltores. Më hidhnin jogurt, kapëse që e prishën. Mendova në rregulloren për rend në Parlament që e solla unë personalisht, dhe ku shkruan se nëse ka tensione ose rrahje mes deputetëve siç ishte rasti në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ku u rrahën deputetët e BDI-së dhe LSDM së, dhe i ndante Krsto Mukoski. Prandaj u vendos në rregullore që të intervenojë sigurimi”

Prokurorja Villma Ruskoska më tej e pyeti Veljanovskin se si s’ka ditur se ai po e këndon himnin shqiptar dhe përse nuk e ka ndalur mikrofonin. Por Veljanovski me shaka tha se ai e njeh himnin maqedonas dhe jo atë shqiptar prandaj nuk mund ta di nëse ndonjë deputet ka kënduar shqip. U ankua edhe më tej se nuk ka mundësi teknike për të ndalur mikrofonin e foltores.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/