` . Prokuroria: Përveç Jahi Jahiut hetohen edhe zyrtarë të tjerë (Video) - TV-SHENJA

Prokuroria: Përveç Jahi Jahiut hetohen edhe zyrtarë të tjerë (Video)

Prokuroria po analizon provat e siguruara nga bastisja në Ministrinë e Informatikës dhe shtëpinë e sekretarit shtetëror Jahi Jahija, të dyshuar për manipulim me tenderë të projekteve IPA. Prokurorja e sektorit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin Villma Ruskovska tha se deri më tani, vetëm nga Italia kanë mjaftueshëm prova me të cilat vërtetohen veprimet e Jahijës dhe bashëpunëtorit të tij, por edhe ato që janë mbledhur në Maqedoni do të shërbejnë në procesin gjyqësor kundër shtetasve të Maqedonisë.

Villma Ruskovska, prokurore

“Ende është herët për të ditur se çfarë kemi në gjërat e konfiskuara, sidomos për kompjuterët dhe telefonët. Duhet të presim derisa të mbarojë hetimi. Siç më kanë njoftuar deri më tani, gjatë bastisjeve në Itali, janë gjetur prova të mjaftueshme të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe procedurës kundër shtetasve tanë…Derisa ti kompletojmë dhe analizojmë të gjitha provat nuk mund ta dijmë nëse do ta zgjerojmë hetimin apo jo…”

Ruskovska zbuloi se prokuroria e saj po heton edhe funksionarë të tjerë të lartë, kryesisht për krim financiar dhe korrupsion.

Villma Ruskovska, prokurore

Në vijim janë procedura hetimore dhe parahetimore për disa funksionarëve, por tani për tani mund tu them vetëm kaq. Bëhet fjalë për krim financiar dhe korrupsion”

Funksionari që aktualisht gjendet në paraburgim, Jahi Jahija, ka kërkuar që të mbrohet në liri. Gjykata ende po e shqyrton kërkesën e tij për të cilën doemos Jahi Jahija duhet të ofrojë garanca të forta se nuk do të ikë nga drejtësia.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Shkupit në koordinimin me Prokurorinë e Milanos, me organizatat ndërkombëtare OLAF dhe EURODREJTËSI-në njoftuan se sekretari shtetëror Jahi Jahija dyshojnë të ketë bërë korrupsion të lartë me projektet IPA. Jahija u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, por tek do të hetohet se si kanë komunikuar me italianët të cilëve ua ka zbuluar paraprakisht kushtet e tenderëve disa milionësh. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/