` . Prokuroria heton protestuesit e dhunshëm, po ua kontrollon edhe profilet në Fecebook – TV-SHENJA

Prokuroria heton protestuesit e dhunshëm, po ua kontrollon edhe profilet në Fecebook

Pas disa ditëve protesta të grupit të tifozëve “Komitët” dhe pjesëmarrje të tjerë që protestojnë kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, prokuroria theu heshtjen.

Njoftoi se i ka kërkuar policisë të gjithë incizimet e MPB-së por edhe të kamerave të sigurisë përreth vendit ku po bëhej protesta, kjo në mënyrë që të identifikojë protestuesit që kanë kryer vepra penale. Prokuroria njoftoi se prokurorët kanë patur takim në mëngjes me zyrtarë të MPB-së në të cilat janë kërkuar materialet e nevojshme dhe të dhënat për 26 personat e arrestuar dje dhe në mënyrë plotësuese është interesuar edhe për pesë persona të mitur që ishin arrestuar dhe liruar më pas.

“Prokuroria themelore i kërkoi MPB-së prova relevante për të gjithë personat e arrestuar në bazë të veprimeve që i kanë ndërmarrë para Parlamentit, përshirë edhe për personat e mitur që ishin arrestuar dhe liruar më pas. Kërkuam para së gjithash videoincizime nga kamerat e sigurisë me të cilat do të dokumentojmë çdo veprim eventual të paligjshëm”.

Prokuroria po heton edhe profilet e disa kërcënuesve në Facebook pasi që siç tha prokuroria në kumtesë, kanë publikuar përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese për disa bartës të funksioneve publike.