` . Prokurori italian: Duhet të shkëmbejmë informata dhe përvoja për luftimin e krimit dhe terrorizmit - TV-SHENJA

Prokurori italian: Duhet të shkëmbejmë informata dhe përvoja për luftimin e krimit dhe terrorizmit

Federiko Kafiero de Raho, prokuror kombëtar për luftimin e mafias dhe terrorizmit, u dërgoi porosi pjesëtarëve të sistemit gjyqësor në Maqedoni se asnjëherë nuk mund ta luftojnë krimin e organizuar pa ndihmën e shteteve mike pasi që bëhet fjalë për fenomen ndërkombëtar i cili vazhdimisht përmirësohet dhe është para policisë, prokurorëve dhe gjykatësve.

Sipas Rahos, gjatë historisë janë krijuar disa Konventa për bashkëpunim ndërkombëtar në luftimi e krimit dhe terrorizmit, por ato duhet jetësuar me veprime dhe aksione konkrete.

“Krimi i organizuar dhe terrorizmi është shumë i pasur. Ndërhyn edhe në politike edhe në ekonomi. Në ekonomi fshihet pas individëve të caktuar, duke u kamufluar. Prandaj ne duhet të bisedojmë se si të veprojmë së bashku në terren, me vepra konkrete. Shtetet tona duhet të shkëmbejnë përvoja dhe informacione. Informacionet janë kyçe luftimin e krimit ndërkombëtar, prandaj ke nevojë edhe për komunikimin direkt mes prokurorëve, gjykatësve e policisë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/