` . Prokurori Burim Rustemi sot do të japë deklaratë për rastin “Zhvatja” në PSP - TV-SHENJA

Prokurori Burim Rustemi sot do të japë deklaratë për rastin “Zhvatja” në PSP

Prokurori Burim Rustemi nga Prokuroria Speciale Publike sot duhet të japë deklaratë në Prokurori për krimin e organizuar për rastin “Zhvatja”.

Rustemi ishte thirrur të merrej në pyetje dje nga PP por për shkak të gjykimit për rastin “TNT” ku Rustemi e përfaqëson aktakuzën, u anulua marrja e tij në pyetje.

Nga fillimi i javës deklarata për rastin kanë dhënë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Lile Stefanova së bashku me shefen e saj Katica Janeva janë përmendur në bisedimet dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i gazetës italiane “La Verita”, ndërsa me rastet “Zhvatja” dhe “Perandoria”. Nga PP tani për tani nuk zbulojnë nëse dhe kur do të thirret edhe Janeva.
Hetimin për “Zhvatjen” në Prokurorinë Publike e zhvillon shefja e krimit të organizuar Vilma Ruskoska.