` . Proklamatë drejtuar popullit shqiptar - TV-SHENJA

Proklamatë drejtuar popullit shqiptar

ZhanKlodFaveirial

“Vëllezër shqiptarë, ju tëgjithë e dini se çfarë shkalle kulturore ka arritur Europa. Prej shkencave, arteve, letërsisë, tregtisë, dhe mbi tëgjitha prej ligjeve të saj dhe liberalizmit të saj, ajo shkëlqen si njëdiell qëlëshon dritën e tij mbi të gjithëhapësirën tokësore. Ne jetojmë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur të gjithëkombet dhe të gjithëpopujt kanë fulluar të zgjohen nga gjumi letargjik, ku shekujt e errësirës i kishin zhytur. Në ditët e sotme, rrallëju mund tëgjeni njëpopull që nuk ngre lart me kryelartësi ballin e tij dhe të mos shpallë të drejtat e tij para Zotit dhe para njerëzimit.

Vetëm ne Shqiptarët, ne të vetmit flemë ende në gjumin e vdekjes, ne që megjthëse jemi pasardhësit e Pellazgëve dhe banorët më të lashtë të kontinentit tonë të vjetër,luftëtarët më të shquar të kohëve të shkuara, po aq të shquar në artet dhe mjeshtritë sa edhe në fushën ushtarake, ne të vetëm, unëpërsëris,kemi mbetur në kulturë më të prapambeturit e të gjithë popujve që kanë ardhur pas nesh në Lindje, dhe madje gati të zhdukemi nga faqja e dheut. Sot kur bota na cilëson si të egër dhesi barbar, sot kur armiqtë e racës sonë na ngjisin të gjitha llojet e epiteteve, kujt i bije faji dhe përgjegjësia? Vetëm neve, them unë, ne vetë jemi përgjegjës që nuk kemi lëvruar gjuhën amtare, që kemi shkretuar fushat tona dhe që kemi përforcuar rradhët e armiqve tanë.

Këta që na cilësojnë si njerëz të egër mund të lëvdohen se kanë kontribuar në egërsinë tonë. Kushdo që do të vijë në mjedisin tonë, në familjet tona, në shtëpitë tona, – cilido që do të studiojë ritet tona, zakonet tona, karakterin tonë, edukimin tonë,- kushdo që do të shfletojë dokumentet tona historike, etnografike, gjuhësore dhe shkencore, – do të bindet se ne Shqiptarët jemi pasardhësit e Pellazgëve të vjetër, dhe se ne kemi ruajtur pothuajse të paprekura të gjitha zakonet e tyre. Homeri vetë me Iliadën e tij dhe zakonet e kohës së tij jeton mes nesh, madje edhe në ditët e sotme Shqiptarët besojnë se nderi dhe bagëtiaarrihen nëpërmjet luftës, ashtu siç thotëpoeti i pavdekshëm. Gjithë kohën, dhe në çdo rast, ne kemi qenë me armë në dorë, duke i treguar botës se na pëlqen nderi dhe trimëria. Ja pra, ku konsiston të qenit tonë barbar dhe i egër.

Siç e shihni ju, vëllezër shqiptarë, sado trimaqë jemi, sado inteligjentë, sado të ndershëm dhe sado punëtorë që jemi, përsa kohë që ne nuk do të përqafojmë kulturën e shkencave dhe nuk do kemi një gjuhë të shkruar, nuk do të arrimë asgjë dhe do të mbesim përherë viktima të popujve më të shkolluar se ne, të cilët zotërojnë njëhistori dhe një letërsi kombëtare të shkruar në gjuhën e tyre amtare.

Dhe ja sesi kombi Shqiptar do të shkojë nga dita në ditë duke u rrëgjuar, madje deri në zhdukjen e emrit të saj, nëse ne nuk dalim nga moskokëçarja dhe topitja ku kemi rënë. Tashmë, ne nuk jemi në ditët e sotme veçse gjysma e vetes sonë, gjysma tjetër ka rënë në rrjetat e sllavizmit dhe të greqizmit, armiqve tanë vrasës, të cilët, duke mos mundur të na vrasin me shpatë, na kanë vrarë me kryqin duke bërtitur përherë se ne jemi vëllezër në Jezu Krishtin. Ne të tjerët ashtu si fëmijët, gjithherët e kemi lënë veten të na mashtrojnë, dhe kemi derdhun gjakun e djersën tonë për të mirën e tyre dhe të shfrytëzuar prej tyre në dëm dhe në mjerim të racës sonë. Një shkëndijë e vetme shprese ka mbetur ende në shpirtrat e atyre që kanë një zemër që rreh për Shqiptarët falë Providencës hyjnore që ata të zgjohen një çast e më parë dhe të shohin humnerën që mund të na përpijë.

Ne, që japim sinjalin e kushtrimit, kryejmë një detyrë të shenjtë me qëllim që çdo shqiptar të zgjohet dhe të shohë rrezikun e madh që i kanoset. Vëllezër Shqiptarë, kaardhur koha të zgjohemi, ti vishemi punës, të studiojmë gjuhën e bukur e të ëmbël të të parëve tanë, vetë gjuhën amë të gjuhëve klasike! Është koha ta shkruajmë këtë gjuhë, ta lexojmë, ta nxjerrim nga rrënojat e saj dhe ta fusim ndër shkolla, në kisha, në vatrat tona, dhe kudo ku gjendet edhe një i vetëm Shqiptar. Vetëm kështu mund të dalim nga errësira ku jemi kredhur, errësirae cila na ka verbuar, deri në atë shkallë, sa nuk njohim më veten tonë dhe nuk dallojmë as armiqtë tanë, të cilët përditë naakuzojnë paraEuropës së qytetëruar se jemi barbardhe të egër, e për rrjedhojë, nuk e meritojmë të jetojmë. Nga këto shpifje kaqtë ndyra, është shtyrë Europa në gabim dhe kashkuar deri aty satë na ndajë si një kope bagëtishë të përshtatshme vetëm për të vënë nën zgjedhë, duke përforcuar kështu, nëpërmjet nesh, krahët earmiqve të Europësdhe të njerëzimit. Dhe ae dini ju përse? Sepse, dhe duhet ta pranojmë si turpin tonë, asnjë zë Shqiptar prej këtyre miliona krahërorësh nuk është ngritur për të protestuar kundër akuzave të ndyra dhe intrigave që thurren kundër nesh.

A e dini ju vëllezër Shqiptarë, se kush janë këta shpifës? Janë këta, ortodoksit tanë të dashur, vëllezër në Jezu Krishtin! Eh mirë atëherë, ta sqarojmë botën e qytetëruar për gabimin dhe ti dëshmojmë se shumica e popullsisë së Shqipëri-Maqedonisë është shqiptare dhe vllehe, dhe aspak greke dhe sllave siç i pëlqen shumëkujt të besojë. Këta vëllezër të kryqit janë armiqtë më të egër me të cilët jemi përballur dhe të cilëve ne vetë iu kemi dhënë jetë. Madje, edhe në ditët e sotme, ne u japim atyre pronat dhe pasuritë tona, për të zmadhuar të tyret.

Deri dje, ata edhe emrin e tyre e kishin shkëmbyer dhequheshin romgnios, domthënë Romanë. Këta pasardhës të shquar të Kadmit dhe të Cekropsit të ardhur nga Egjypt-Fenikia, që kishin qenë mbiquajtur greer (grerëz-grenxë) nga të parët tanë Pellazgët, e meritonin me të vërtetë këtë nofkë. Sipas shqiptimit të tyre, Europianët ata i quajtën Grekë prej greer.Populli thotë: “Mos i beso atij, është një greer (Grek)”. Një tjetër proverbë latine thotë graeca fides, nulla fides. Të tilla janë cilësitë e mira të greerëve tanë. Siç ju kam thënë, vëllezërit tanë helenë, qysh me mbërritjen e tyre nga Egjypt-Fenikia, si shpërblim të pritjes që të parët tanë të lashtë, Pellazgët, dhe ne vetë pasardhësit e tyre, iu kemi bërë atyre, janë kthyer nëpërmjet murgjëve të tyre, në tiranë, pasi punojnë me të gjitha forcat e tyre të pengojnë zhvillimin e gjuhës sonë dhe të kombit tonë.

Si dëshmi të kësaj vetëm po ju themi se, qysh në ditët e para kur ne filluam të hedhim farën kombëtare, ata kanë filluar të mbjellin në fushat tona farën e grindjes e të përçarjes. Përsa na përket ne, ne kemi themeluar në Bukuresht një shoqatë që ka për qëllim të shpërndajë dritën midis popullit shqiptar, dhe ne kemi marrë mjaft përgëzime nga bota e qytetaruar. Shtypi rumun dhe europian, madje, na ka inkurajuar të vazhdojmë ndërmarrjen tonë fisnike. Për fatin e keq të Shqiptarëve, ishte zgjedhur në krye një komitet që s’kishte vetëdije shqiptare, i cili më vonë tradhëtoi kauzën tonë të shenjtë, dhe e paralizoi në mënyrë vdekjeprurëse. Nëse kjo shoqatë do të ishte ngritur nga njerëz me ndjenja shqiptare, ajo do të zotëronte sot me miliona, dhe Shqipëri-Maqedonia do kish bërë hapa gjigandë drejt përparimit dhe kulturës kombëtare.

Më në fund, duke parë se komiteti bënte kauzë të përbashkët me armiqtë tanë, disa themelues mendjendritur dhe të ndershëm protestojnë nëpërmjet gazetave, duke kërkuar llogari për falsifikimin e statutit dhe për shpërdorimin e 20 mijë frangave që kishin marrë disa individë, por kjo ishte e pavlerë. Ata mbetën zotër të situatës. Iu propozua gjithashtu të tërhiqnin kuotizacionet dhe të jepnin dorëheqje nga komiteti nëse nuk dëshironin të punonin për qëllimin e parashtruar. Më kot. Kanë kaluar muaj e vite me përpjekje të kota, për ëndjen dhe kënaqësinë e armiqve tanë. Më në fund, pasi na u sos durimi, iu drejtuam për ndihmë personaliteteve të larta të Rumanisë dhe, falë shpirtit të tyre fisnik dhe bujar, ne e rimëkëmbëm shoqatën. Janë shtypur libra, janë hapur shkolla, dhe një korrespodencë në gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur ka filluar.

Me një fjalë, ne kemi bërë hapin e parë në udhën e përparimit. Të mos shkurajohemi vëllezër shqiptar, nga intrigat dhe pengesat e armiqve tanë që punojnë prapashpine për të na mbajtur në errësirën e padijes, për të na shkombëtarizuar, dhe për të na rrëmbyer thesarin tonë më të vyer, domethënë emrin tonë dhe gjuhën tonë.

Ne besojmë se asnjë Shqiptar nuk dëshiron humbjen e këtij kombi që ka jetuar mijëra e mijëra vjet. Vetëm bastardët, lakejtë dhe tradhëtarët mund ta lejojnë një gjë të tillë. Të ruhemi që të mos biem përsëri në kurthin e Grekëve, mbi të gjitha të klerit grek, pasi ai është në radhë të parë armiku ynë për vdekje. Ju kujtohet mjaft mirë se shkolla e parë Shqipe e hapur në Korica (Korçë) u anatemua dhe u mallkua nga kryepeshkopi grek, sikur ne tëkishim kryer krimin më të rëndë. Me të njëjtat poshtërsi, ata besojnë t’ia dalin në krye që ne të mbetemi në verbërinë tonë, pasi ata nuk duan që ne të hapim sytë. Pak rëndësi kanë për ne të tilla dashuri, pasi ne e dimë se sa vlen dashuriae tyre.

Ata e dinë përse na i dërgojnë falangat e veshura si djalli (peshkopët dhe priftërinjtë). Është detyra jonë ti çjerrim maskën, për hirë të shpëtimit të emrit dhe të gjuhës sonë, kjo edhe për atë të ashtuquajturin fatin tonë dhe atë të Ortodoksisë. Por, të krishterët e ndershëm, dishepujt të Krishtit, dëshirojnë të shohin tek u hiqet maska e hipokrizisë, në mënyrë që bota ti njohë ata. Tua çjerrim ne vetë këtë maskë, që të dalin në shesh me lakuriqësinë e tyre, që gjithashtu ti shohim vëllezërit tanë të një gjaku dhe miqtë tanë.

Fqinjët tanë zemërgjërë dhe bashkëpatriotët nuk punojnë për të na bërë krishterë të mirë, por shtyhen nga dashuria që kanë për milionat tona, dhe për të mbushur kuletat e tyre. Ata kanë frikë prej ringritjes sonë kombëtare, pasi atëherë ata nuk do të kenë se me çfarë do mburren.

Ne do të provojmë me shifra atë çka kemi thënë, me qëllim që çdo njeri të krijojë njëpërfytyrim për parimet që ne mbrojmë, dhe të shihet prej ngadhe prej ku jeton mbretëria greke.

  1. 3000 profesorë grekë mbahen në Shqipëri-Maqedoni, me 100 napolona në vit.
  2. 3000 nxënës studiojnë në Athinë për të përhapur helenizmin mes Maqedo-Romanëve dhe Shqiptarëve.

III. 2300 prindër të nxënësve të lartpërmendur vizitojnë Athinën çdo vit, dhe shpenzojnë secili 100 napolona.

  1. 1000 persona nga jashtë shtetit që vizitojnë Athinën, shpenzojnë minimumim….
  2. Për librat didaktikë.
  3. Ndihma nga jashtë për shkollat e Epir-Maqedonisë, tëpaktën……

E ardhmja totale vjetore në napolona………….

Përfitime të tjera që nuk do ti numërojmë këtu, vinë gjithmonë nga Shqipëri-Maqedoni dhei kapërcejnë 100.000 milion frangat, përfitime prej gjakut tonë dhe prej djersës sonë. Përveç kësaj, në kohët e luftës, miliona e miliona lira janë dërguarnë ndihmë të Greqisë, papërfshirë mijëra ushtarët që shkuan të vriten për grekët. Tëkishin shkuar tëpaktën këto para në Rumani, pasi ajo ka më shumë të drejtë se Greqia. Koha tashmë është e volitshme.

A nuk na vijnë të këqijat më të mëdha nga Greqia, nga kombësia greke, dhe nga strofulla satanike që quhet patriarkati grek i Konstadinopojës? A nuk kurdisen aty të gjitha planet diabolike për të na rrënuar shpirtërisht e materialisht? Aty përdoret Krishti si një vrasës.

Tani që jemi në buzë të varrit, që i shohim me sytë tanë, që i dëgjojmë me veshët tanë, të gjitha padrejtësitë dhe gjitha poshtërsitë e klerit grek, a mund të ketë një shpirt njerëzor, një ndërgjegje të pastër, që të mos revoltohet prej kaq shumë faktesh monstruoze.

Turp, njëmijëherë turp! Të afërmit shpirtërorë veprojnë si xhelat.

Këtej e tutje ti vihemi punës me të gjithaforcat tona. Çdo diskutim, çdo çast i humbur, do të ishtei kobshëm për ne. Ne duam të jetojmë dhe, për të jetuar, na duhet dritësimi. Dritën do ta kemi nëse e dëshirojmë. Një proverb i vjetër thotë: Kush kërkon gjenë, ndriçoje veten dhe do jesh.  Kështupra, të kërkojmë dritën parasë gjithash. Për ne ajo është po aq e nevojshme sa edhe buka.

Dituria është ajo që kushton më pak. Një abetare kushton 10 qindarka, dhe librat e tjerë pothuajse aq. Në Rumani ne jemi afërsisht 20 mijë vetë. Nëse ne kontribuojmë me një frang në muaj, do të arrijmë një shumë prej 20 mijë frangash mujore.

Ashtu si dielli, ne të përhapim dritën në të gjithë Shqipëri-Maqedoni. Një frangë nuk është asgjë. Çdo i varfër apo pasanik mund ta japë atë pa dëmtuar punën e tij vetjake apo tregtinë e tij. Me një kontribut të tillë, vendi ynë do të ndriçohet, ai do ti shpëtojë një vdekjeje të sigurt. Sa prej nesh i shpenzojnë kot mijëra franga? Përse nuk i imponojmë vetes sakrifica për një kauzë sa të shenjtë aq edhe njerëzore? Brezat e ardhshëm do të na jenë përjetësisht mirënjohës. Mos harroni, vëllezër shqiptarë, se rimëkëmbja e kombit tonë varet nga ne që gjendemi në Rumani. Të jemi, pra, në lartësinë e misionit tonë.

Nga jashtë Rumanisë, ne marrim ndihma ngaEgjypti dhe nga vende të tjera ku ne kemi bashkëatdhetarët tanë. Ne shpresojmë, gjithashtu, se individë të kombësisë Shqiptare, që kanë miliona dhe që punojnë kundër racës së tyre, të tillë si Konstatin Zhapa i Broshtenit dhe Hr. Efendi Zografi i Parisit, etj., duke parë përparimin tonë, të dalin nga udha e gabuar ku ata janë futur e të vijnë në ndihmën tonë. Përndryshe, historia do ti shkruajë emrat e tyre në faqet e zeza të saj, dhe brezat e ardhshëm do ti damkosin si vëllavrasës.

Rumania mund të nashërbejë si shembull, ajo gjithashtu ka qenë e mbytur nga kleri grek dhe nga gjuha greke. Qysh se kanë hequr qafe këto lebra, ata kanë filluar tëlulëzojnë dhe tëpërparojnë me hapa gjigandë në udhën e progresit. Edhe të ndarë nga grekët, a nuk kanë mbetur Rumunët gjithmonë të krishterë ortodoksë? A nuk i pranon Zoti lutjet e tyre po aq mirë në gjuhën e tyre, ashtu si në gjuhë të huaj? A nuk iu tha Zoti dishepujve të tij: “shkoni dhe përhapni dritën”, dhe dishepujt a nuk e mësuan dhe përhapën fenë në gjuhët e folura e të kuptuara nga popujt? Të tilla kanë qenë themelet e fesë së krishterë.

Për sa kohë që fenë nuk do ta kemi të shkruar në gjuhën e etërve tanë, ne nuk do mund ta quajmë veten të krishterë, pasi ne nuk e njohim përmbajtjen e besimit tonë fetar. Çdo njeri mund ta kuptojë këtë, dhe të shohë se sa egoiste (mbytëse) dhe antikristiane janë pretendimet e klerit grek. Ata e kthejnë Ortodoksinë një privilegj të vehtes, dhe duan të bëjnë botën të besojë se Shqiptaro-Maqedonët ortodoksë janë Grekë dhe se ajo nuk është për Shqiptarët. Nëse emri ynë nuk do të dëgjohej më, edhe Bullgarët, Serbët dhe Malazezët do të përvetësonin të drejtat mbi kombin tonë.

Sa na përket ne, të mos marrim parasysh se kemi rite të ndryshme, por të bashkohemi dhe të mbrohemi kundër armikut tëpërbashkët të ekzistencëssonë kombëtare. 450 vjet që jetojmë nën perandorinë Otomane. Ndonëse zot i jetëssonë dhe i ekzistencës sonë, ajo kurrë nuk ka sulmuar pronat tona, të drejtat tona, gjuhën tonë, kombësinë tonë dhe zakonet tona të lashta, domethënë thesaret më të shtrenjta të kombit tonë.

Ajo madje nuk na ka hequr as armët që ne i mbajmë me mburrje në brez. Nëse ndonjëherë kemi kryer gabime dhe kemi ngritur krye kundër monarkut tonë, ne e kemi bërë këtë vetëm të shtyrë nga kleri grek, armiku i përjetshëm i perandorisë myslimane, i cili për shekuj me radhë e bren atë me çdo lloj mënyre dhe nashfrytëzon ne për të arritur qëllimin e tij kriminal. Mos harroni, vëllezër shqiptarë, se Zoti i krijoi kombet përpara fesë, pra kombi është përpara gjithçkaje. Le të bashkojmë trupatdhe shpirtërat tanë me Perandorinë Otomane, duke parë se vetëm prej saj ne mund ta ruajmë jetën e kombit tonë të dashur përkundër së ashtuquajturës Ortodoksi e Grekëve. Nën emrin e Ortodoksisë janë fshehur armiqtë e Krishtit, të njerëzimit dhe të kombeve. Pra si rrjedhojë, Perandoria Otomane është mbrojtësja jonë më e madhe dhe më dashamirëse. Tek ajo ne kemi vënë gjithë shpresat tona dhe besojmë se si shpërblim tëpërkushtimit që kemi treguar në çdo rrethanë, ajo nuk do të na lë pre në duart earmiqve tanë dhe të saj. Ne jemi në atë gjendje të trishtë ku kanë qenë Rumunët njëqind vjet më parë,kur ata kishin turp të thonin se ishin Rumunë, pasi ky emër iu jepej vetëm katundarëve të pakdhendur. Në të tilla mënyrë i kishin katandisur Fanariotët.

Sot Rumunët janë Rumunë të vërtetë dhe vlejnë shumë më tepër se Grekët. Ata janë krenarë për origjinën e tyre dhe për kombin e tyre. E pse të mos jemi edhe ne për kombin tonë. Atëherë bota do të na vlerësojë dhe do të na nderojë.

Për të shpërndarë njëherë e përgjithmonë errësirën që rëndon mbi ne si një atmosferë e mbushur me kërma helmuese, ne jemi mbledhur rreth një flamuri mbi të cilin shkruajmë “Kombi dhe Drita” dhe betohemi se do tëluftojmë me gjithë forcën tonë, dukesakrifikuar deri në fund për zgjimin e kombit tonë të shtrenjtë. Ne nuk do të bëjmëpolitikë, ne nuk do të dhunojmë të drejtat e njeriut, ne nuk do të turbullojmë qetësinë askund. Ne do tëluftojmë vetëm për të jetuar, e për të jetuar na duhet drita. Ky është qëllimi ynë dhe dëshira e njëzëshme e gjithë Shqiptarëve.

Tashmë, Patriarkut të Konstadinopojës i është bërë kërkesa që të kryhet shërbimi hyjnor në gjuhën e popullit. Nëse nuk iadalim në krye të fitojmë këtë të drejtë, të mos e humbasim asnjëçast shpresën se e drejta është me ne dhe se ajo do të triumfojë. Pra, iu bëjmë njëthirrje të zjarrtë të gjithë njerëzve që eduan të drejtën, përparimin dhe kulturën kombëtare, dhe i lusim të kontribuojnë me ndihmat etyre modeste për krijimin e një organi botues, meanën e të cilit ne të mund të përhapim diturinë dhe të vërtetën. Ky do të jetë guri i parë themeltar i ndërtesës sonë të madhe kombëtare dhe letrare. Kombi Shqiptar do të shkruajë me gërma të pavdekëshme në krye të këtij tempulli emrin e themeluesve.

Së afërmi, veç kësaj, do të botojmë një revistë historike në gjuhën shqipe dhe vllehe, që do të jenë tëparat në gjuhën kombëtare, në të cilën ne do tëpërshkruajmë historinë e zakoneve tona dhe të letërsisë sonë”.

Bukuresht, 2 gusht 1888.

(Marrë nga libri “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë” të autorit Zhan Klod Faveirial, botuar nga Plejad, Tiranë 2004, fq. 526-534)