` . Projekti Tech Up, kurs për krijimin e web-faqeve profesionale - TV-SHENJA

Projekti Tech Up, kurs për krijimin e web-faqeve profesionale

Organizata Joqeveritare “Youth Empwerment Platform” edhe këtë vit po e realizon projektin Tech Up. Sivjet projekti ka nisur me risi. Do të hapet një kurs gjatë të cilit do të krijohen faqe interneti profesionale për kompanitë dhe organizatat e ndryshme.

Projekti financohet nga USAID, ndërsa harxhimet për krijimin e faqeve mbulohen nga Komuna e Gostivarit. Arlind Musliu nga kjo organizatë tha se kursi ndahet në dy semestre. “Një semestër zgjatë tetë javë, ndërsa ka nga dy orë në javë”, tha Musliu.

Ky projekt përfshinë njohuri në worpress si dhe njohuri të ndryshme në teknologjitë për të krijuar web-faqe moderne për këto organizata dhe kompani. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme