` . Projekte për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri | TV SHENJA
al-mk

Projekte për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri

Në Ohër dhe në Manastir sot do të organizohen sesione informative për Thirrjen e parë për parashtrimin e propozimeve në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni-Shqipëri.

Sesionet informative janë në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, strukturës operative të programit tejkufitar IPA për bashkpunim Republika e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë 2014-2020 dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian (DBE) në Republikën e  Maqedonisë.

Në komunën e Manastirit sesioni informativ do të mbahet prej orës 10 e deri në ora 12, ndërsa në Ohër në orën 14.

Para pjesëmarrësve do të prezantohet udhërrëfyesi për parashtrimin e propozimeve projektuese të cilat përmes aplikantëve potencial do të kenë mundësinë të njoftohen me kriteret për aplikim të thirrjes.

Të martën takime të tilla informative do të mbahen në Korçë dhe në Elbasan, Shqipëri, ndërsa të mërkurën në Dibër dhe në Gostivar.

Postime të Ngjajshme