` . Prodhimi i naftës nga OPEC-u përtej kufirit të përcaktuar – TV-SHENJA

Prodhimi i naftës nga OPEC-u përtej kufirit të përcaktuar

Prodhimi i naftës nga karteli i OPEC-ut u rrit sërish në shtator, në një nivel që është përtej kufirit për të cilin grupi kishte rënë dakord për të nxitur çmimet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata me bazë në Vjenë tha se prodhimi i saj ditor u rrit me 88 mijë fuçi gjatë muajit, më konkretisht në 32.75 milionë fuçi. Që nga nëntori i vitit të kaluar, karteli ka tentuar të mbajë prodhimin brenda 32.5 milionë fuçive.

Rritja kryesisht ka të bëjë me ngritjen e prodhimit në Libi, Nigeri dhe Irak, prodhimi i të cilave ishte penguar nga konfliktet në muajt më parë. Prodhimi i Venezuelës ka rënë ndjeshëm në vazhdën e krizës së saj financiare.

Në raportin mujor të publikuar të mërkurën, OPEC ka rritur parashikimet e saj për kërkesën e naftës gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm në nivel global, kryesisht për shkak të forcimit të ekonomive më të fuqishme siç janë SHBA, Evropa dhe Kina.