` . Privatizimi i tokës ndërtimore mund të verifikohet në mënyrë eletronike - TV-SHENJA

Privatizimi i tokës ndërtimore mund të verifikohet në mënyrë eletronike

Statusi i lëndëve për privatizim të tokës ndërtimore mund të verifikohet edhe në mënyrë elektronike privatizacija.finance.gov.mk. Kjo mund të bëhet me futje të numrit arkivor të lëndës, kohën e deponimit dhe parcelën e kadastrës dhe komunën. Nëse parashtruesi nuk ka të dhëna për parcelën do të mund të fut numër amë. Pastaj në mejlin që do të vendoset arrin informacioni për fazën në të cilën është zgjidhja e lëndës, me çka mund të shihet nëse mungon një dokument i caktuar apo fakt. Me mjetin e ri të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për çështje pronësore juridike, mund të shihet statusi i 90.000 lëndëve, mes të cilave janë edhe 7.500 të reja, të parashtruara nga qershori i vitit të kaluar e deri më tani, kur është mundësuar afat i ri për parashtrim të kërkesave.

“Qytetarët dhe firmat marrin shërbim të ri më të mirë nga Drejtoria në mënyrë të thjeshtë nga shtëpia apo zyra e tyre, përmes kompjuterit do të mund të shohin në cilën fazë është lënda e tyre. Do të ketë efikasitet më të madh në punën e Drejtorisë me atë që qytetarët dhe firmat do të kenë verifikim të përhershëm në cilën fazë është lënda e tyre, do të bëjnë presion për efikasitet më të madh të Drejtorisë”, tha sot në konferencën për shtyp ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai potencoi se platforma e re është shërbimi i parë i digjitalizuar i Drejtorisë për çështje pronësore juridike si pjesë e aktiviteteve për digjitalizim të përgjithshëm i proceseve me ç’rast institucionet do ta shfrytëzojnë teknologjinë në punë dhe do të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët. “Qëllimi ynë është që të jemi drejtori efikase, e cila do t’u shërbejë qytetarëve dhe firmave dhe do të ofrojë shërbim cilësor”, tha drejtoresha e Drejtorisë për çështje pronësore juridike Shasine Kasami. Ajo informoi se nga gjithsej 310.000 lëndëve të parashtruara mbeten për zgjidhje rreth 90.000 lëndë.

Ai sqaroi se kohëzgjatja për zgjidhje të lëndës është e ndryshme dhe varët nga ajo nëse është parashtruar dokumentacioni i plotë dhe nëse përputhet me gjendjen faktike. Qytetarëve që kanë parashtruar kërkesë për privatizim deri në fund të vitit 2014 u dërgohen shpjegime që të kompletohet dokumentacioni gjegjësisht të sigurohen të gjitha dëshmitë dhe të zgjidhen lëndët. Në platformën e re tashmë janë futur lëndët nga viti 2018 dhe 2019, ndërsa në periudhën e ardhshme kjo do të bëhet edhe me lëndët tjera, të parashtruara deri në dhjetor të vitit 2014 deri kur me afatin e caktuar janë parashtruar kërkesa. Pas ndryshimeve ligjore të vitit të kaluar është mundësuar që nga qershori i vitit të kaluar përfundimisht me dhjetorin e vitit 2021 sërish të parashtrohen kërkesa për privatizim.