` . Prindërit e nxënësve shqiptarë të Idrizovës paralajmërojnë grevë urie (VIDEO) - TV-SHENJA

Prindërit e nxënësve shqiptarë të Idrizovës paralajmërojnë grevë urie (VIDEO)

Prindërit e nxënësve të Idrizovës kanë dërguar kërkesë tek Kuvendi, Qeveria dhe OSBE-ja që 11 nxënësve t’u lejohet mësimi në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Ata thonë se nuk kanë pranuar propozimin e kryetarit të Komunës së Gazibabës për rindërtim të shtëpisë së kulturës, me qëllim përshtatjen e saj për ndjekje të mësimit, pasi siç thotë Ridvan Seferi nga Këshilli i Prindërve, në atë objekt nuk ka kushte dhe nuk dëshirojnë grindje mbi baza nacionale me bashkëfshatarët e tyre maqedonas.

Ridvan  Seferi, Këshilli i Prindërve: Ne kemi vendosur që të mësojmë në shkollën Njegosh dhe nëse nuk na realizohet ne do të bëjmë grevë urie. Ne kur patëm takim me kryetarin e komunës, i treguam se ke kërkuar që të vijmë të 11 prindërit dhe ja ku kemi ardhur, dhe ne kemi vendosur që mësimin ta ndjekim në shkollën Njegosh, kërkuam që të dërgojmë edhe kërkesë për paralelen, por tha se nuk e dërgoj se ka ardh në vendimi… janë të bindur se nuk do të na lejojnë fshatërët e Jurumlerit, Kolonisë, Skopsko Poles, se nuk do të na lejojnë të ndjekim mësimin.”

Seferi nënvizoi se ka hapësirë për hapje të paraleles shqipe për klasën e gjashtë, ndërsa shtoi se kryetari i Komunës së Gazibabës madje po bën iniciativë për hapje të paraleleve të tjera maqedonase, vetëm që të mos ketë hapësirë për nxënësit shqiptarë.

Ridvan  Seferi, Këshilli i Prindërve: Po është bosh, kjo a ka vend ose jo është prej vitit 207, jo vetëm në 2007, por gjithmonë ka vende të lira në Njegosh dhe kryetari i Komunës, po bën një iniciativë ku dëshiron që dy klasë t’i shndërrojë në katër, vetëm që të zihen klasat dhe të mos ketë hapësirë, na e tregoi edhe atë, ka bërë edhe disa fleta, ai tani vetëm që të mos ketë vend, po bën nga dy klasë 4”.

Nxënësit shqiptar të klasës së gjashtë të Idrizovës edhe pas 40 ditëve akoma nuk kanë filluar ndjekjen e mësimit. Pas diskutimeve të shumëta Qeveria ka sjellur vendim për ndërtim të një shkolle të re në Idrizovë, ku do të mësojnë të gjithë nxënënësit e të gjitha nacionaliteteve, megjithatë çështja ka ngelur tek kryetari i komunës për gjetjen e një zgjidhjeje afatshkurtë deri në ndërtimin e shkollës.

Ajnur Bafqari /SHENJA/