` . Presionet në Veri për ta votuar Listën Serbe - TV-SHENJA

Presionet në Veri për ta votuar Listën Serbe

Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, përfaqësues të partive dhe njohës të zhvillimeve në veri kanë folur për presione tek votuesit, shkruan sot Koha Ditore.

Tri parti politike janë bashkuar rreth një koalicioni për ta sfiduar Listën Serbe – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (“Liria”).

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit konsideron se përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë është Lista Serbe. Insajderi