` . Presidenti Pendarovski takoi kampionin e Evropës, Besir Alilin - TV-SHENJA

Presidenti Pendarovski takoi kampionin e Evropës, Besir Alilin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot takoi kampionin e Evropës në mundje për kadetë Besir Alilin. Pendarovski përgëzoi Besirin për suksesin e arritur, ndërsa u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses të arritur.

Përveç presidentit Pendarovski, kampionin e Evropës e takuan edhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaeski, nënkryetari i Shkupit Enver Maliqi dhe kryetari i Komuës së Çairit Visar Ganiu.

Në shenjë falenderimi për përkrahjen dhe kontributin e dhënë drejtuesit e klubit të mundjes Liria i dhuruan nga një plaketë presidentit Pendarovski dhe drejtorit për Agjenci, Rini dhe Sport Darko Kaeski.

Samir Sinani /SHENJA/