` . Presidenti Pendarovski prezanton anëtarët e kabinetit (Video) - TV-SHENJA

Presidenti Pendarovski prezanton anëtarët e kabinetit (Video)

Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski ka prezantuar kabinetin e tij. Për Këshilltar Sigurie është emëruar Blerim Kollari, i cili në Kabinetin e Pendarovskit vjen pas 12 viteve përvojë pune në Misionin e NATO-s në Shkup. Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme. Karajanov është djali i Stojan Karajanov, ish ambasador i Maqedonisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gazetarja Katerina Carevska do të jetë përgjegjëse për marrëdhënie me opinionin, ndërsa Biljana Radeva, këshilltare për marrëdhënie me opinionin.

Radeva nga viti 2011 punonte në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqëse e shërbimit për komunikim dhe diplomaci digjitale.

Këshilltare në kabinetin e presidentit për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara do të jetë Luljeta Ademi. Sekretar Gjeneral do të jetë tanimë ish zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Profesori i fakultetit juridik, Aleksandar Spasovski emërohet për këshilltar politik për politik të jashtme dhe të brendshme.

Pendarovski në kabinetin e tij ka angazhuar edhe disa bashkëpunëtor të jashtëm: ish diplomati, Denko Maleski; ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirjana Lazarova-Trajkovska; profesoresha e UEJL-it Besa Arifi si dhe ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension, Aleksandar Tavçiovski. Enis Murtezi /SHENJA/